Fjalë për një marrëveshje kundër reformës në drejtësi

Postuar në 21 Maj, 2020 19:05

Ambasadorja e ShBA në Tiranë ka përcjellë sot shqetësimin publik për një marrëveshje politike kundër reformës në drejtësi. 

Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë

shkruan Yuri Kim në tuiter. 

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë ambasadoren në këtë prononcim, pasi më herët është folur për politikanë që janë kundër reformës, por jo për një marrëveshje. Mesa duket trimat e politikës qenkan më të fortë se Amerika dhe nuk është çudi që të kemi ndonjë rotacion magjik, të paqtë dhe patjetër AMNISTUES. Ndaj ata që bëjnë sondazhe dhe janë në vijën e parë të avokaturës bëjnë mirë të ruhen se do dalin me gisht në gojë. Ka ndonjë zv.kryeministër që dikur akuzonte shefin e vet se e la pushtetin në marrëveshje me Berishën, kuptohet pas pilafit kur edhe “mileti” simpuna e tij merr informacionin e duhur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.