Rikthehet Tony Montana, së shpejti një version i ri i “Njeriut me shenjë”

Postuar në 19 Maj, 2020 12:17

Regjisori Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”. Skenari është shkruar nga Joel Coen dhe Ethan Coen, ndërsa produksioni i është besuar Dylan Clark për Dylan Clark Productions.

Subjekti është përshtatur disa herë, më e fundit filmi i vitit 1983, në të cilin interpretonin Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer me regji të Brian DePalma. Ai është një ripërpunim i historisë së emigrantëve, që tregohet në filmat e vitit 1932 dhe 1983, dhe do të vendoset në Los Angeles.

Guadagnino e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke drejtuar filma që kanë pasur sukses. Kohët e fundit, ai drejtoi një version të ri të filmit "Suspiria" për Amazon Studios, në të cilin luanin Dakota Johnson, Tilda Swinton dhe Chloe Moretz. Ai është regjisori i filmit "Më thirr me emrin tënd”, i cili fitoi një Academy Award dhe i dha atij një nominim për Oscar. Më poshtë një fragment nga versioni i vitit 1983 që është kaq i dashur për dashamirësit e filmit(dublimi italisht):

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.