Presion direkt për reformën në drejtësi, vetëm rekomandime për sistemin zgjedhor!!!

Postuar në 19 Maj, 2020 22:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë në prapaskenë. Pak a shumë këtë në thotë deputetja Rudina Hajdari, e cila gjatë një interviste televizive ndër të tjera ka sqaruar se: 

Ne duhet të gjejmë një konsensus lidhur me këtë pikë. Të zgjidhim çështjen e listave të hapura apo të mbyllura. Ambasada në email-in e saj ka cituar sistemin danez. Është njëlloj sugjerimi i një sistemi hibrid dhe duket një sugjerim i duhur për të arritur një konsensus në tryezë. Shqiptarët e duan ndryshimin e sistemit dhe tani shohin një qëndrim të qartë të ambasadës amerikane. Duhet ta marrin shumë, shumë seriozisht këtë çështje.

Është një rekomandim për të cilin duhet ë gjejmë vullnet politik për ta ndryshuar sistemin zgjedhor. 
Sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura, Me këtë sistem nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.
Është njëlloj mënyre për të kapërcyer listën nga fundi. Bëhet përpjesëtimi i kandidatëve në momentin që një individ merr më shumë vota se sa lisa përcaktuese e kryetarit atëherë ti je në gjendje të marrësh atë vend që të takon. Motivon përfaqësuesit dhe kandidatët dhe të punojnë sa më fort që të marrin vota

Dje ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi deklaronte se ka një konsensus kundër modelit danez duke vënë pikërisht theksin te fakti se partitë kryesore janë dakordësuar që sistemi elektoral të mos ndryshojë. 

Ky lloj momenti meriton vëmendje në dy drejtime: së pari në marrëveshjen për status quonë që kanë partitë politike. Dhe këtu zhgënjimi tërësor i shoqërisë me këtë klasë politike ka lexuar drejt pisllëkun e saj. 

Së dyti kemi qëndrimin e tërhequr të ambasadës amerikane që në këtë rast rekomandon një sistem të ri zgjedhor në komunikim jopublik me subjektet politike. Kjo seli diplomatike është në ballë të procesit të reformës në drejtësi, për të cilën ka shpallur se është interes i ShBA. Ka bërë thirrje që zgjedhjet të mos bojkotohen, ka imponuar votime në parlament me sms, ka diktuar emra gjyëtarësh dhe prokurorësh, ka shpallur lista të kërkuarish. Ka bërë pra Ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë në këtë vend, por për sistemin zgjedhor thjesht rekomandon dhe madje si me ndrojtje. 

Si ta lexosh këtë lloj sjelljeje kur nga njëra anë një ambasadë merr rol dirigjenti për reformën në drejtësi, kërcënon me ligjin etj., nga ana tjetër për një reformë që mund të sjellë ndryshim balancash në përfaqësimin politik, kemi ndrojtjen si prej studenti. Zonja Hajdari bën një zëdhënie që është e destinuar të mos dëgjohet, sikundër ajo që po afron e që quhen zgjedhje, janë thjesht një raund tjetër pa produkt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.