Presideni Xi: Vaksina kineze do të jetë e disponueshme për të gjithë botën

Postuar në 18 Maj, 2020 14:13

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë se vaksina kineze kundër CoVid-19 do të jetë e mirë e disponueshme për mbarë botën.

Në momentin kur vaksina të jetë gati dhe e disponueshme ajo do të ofrohet për të gjithë botën

ka siguruar Xi.

Kina aktualisht po zhvillon pesë variante për vaksinën për të cilën janë angazhuar vendet dhe kompanitë kryesore të botës. Presidenti kinez ka deklaruar para Asamblesë së OBSh-së se Kina ka vepruar me transparence dhe përgjegjshmëri dhe se i ka dhënë informacion OBSH-së dhe vendeve në momentin e parë të mundshëm. Po kështu Kina ka akorduar 2 miliardë dollarë për luftën kundër pandemisë aktuale sidomos për vendet në zhvillim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.