Aktkonstatimi për Teatrin Kombëtar nuk u përpilua në terren. U interpretua aktekspertimi i 2018-ës

Postuar në 16 Maj, 2020 21:34

Kalimi në pronësnë e Bashkisë Tiranë i Teatrit Kombëtar ka prodhuar një padi penale në një drejtim të papritur. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit paditën në prokurori tre inxhinierë të Institutit të Ndërtimit pasi ata kanë firmosur një akt konstatimi për prishjen e teatrit pa qenë prezent në terren. Më herët u tha madje se këta inxhinierë nuk kanë liçencë, por tani dle tjetër argument. 

Lidhur me këtë çështje që procedurialisht ka rëndësinë e vet, kreu i Institutit të Ndërtikit, Agron Hysenlliu ka bërë këtë sqarim në një prononcim për TvT: 

Në dokumentacionin që kemi neve, ata kanë një urdhër nga unë që të mos shkojnë në terren por të interpretojnë aktekspertimin e vitit 2018. Ata pretendojnë se nuk kanë qenë në terren. Nuk e kanë pasur këtë detyrë. Ky është komenti që kam unë. Nuk ka patur nevojë sepse në vitin 2018 është bërë një ekspertizë e thelluar. Me ndërrimin e pronësisë Bashkia e Tiranës na ka kërkuar që ne ta interpretojmë dhe të shikojmë si është gjendja në Teatrin Kombëtar dhe ne nuk e kemi parë të arsyeshme të shkojmë në terren sepse në Teatrin Kombëtar nuk ka lëvizur asgjë, madje është degraduar më shumë

Çfarë ka ndodhur? Bashkia kërkon një dokument ekspertimi që ta ketë formalisht si pjesë të dosjes. Instituti i Ndërtimit prodhon një aktkonstatimi mbi interpretimin e një aktekspertimi të dy viteve më parë. Nuk është e qartë nëse një gjë e tillë është e rregullt, por fjala aktkonstatim nënkupton atë çfarë sheh dhe vlerëson në terren. Situata është komike deri në dhimbje, pasi këto manovra që në fakt nuk ndryshojnë gjë, sepse Instituti atë përfundim do kishte sërish, zbulojnë nxitimin e madh me të cilin po veprohet për prishjen e Teatrit, duke e shndërruar vetë procedurën në një karnaval.

Comments

Submitted by SB (not verified) on

Nese i rreferohesh standartit EMS-98, fq 15-16 (European Macrosesimic Scale1998) te vleresimit te godinave do kuptosh qe kjo godine ashtu si edhe Shkolla Sami Frasheri klasifikohen me deme te grades te pare ose te dyte qe do te thote demtime qe neglizhohen ose te moderuara.
Linku i EMS-98
http://www.franceseisme.fr/EMS98_Original_english.pdf

Per te qene korrekt duhet te theksoj qe ky eshte nje vleresim vizual dhe jo vleresim qe bazohet mbi investigimin ne teren dhe metodat analitike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.