Presidenti: Prishja e Teatrit Kombëtar provokon paqen sociale në vend

Postuar në 15 Maj, 2020 12:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot nga Kavaja se akti i mundshëm i prishjes së Teatrit Kombëtar është provokim për paqen sociale në vend.

…Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkelje të Kushtetutës, apo përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në shkatërrimin e Teatrit, por aktet dhe faktet e fundit flasin në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari të mirë strukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë. Na mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit ndaj kishave, kulturës në 1967. Në këtë situatë ende pandemie në vend që të merremi me përballimin e pasojave nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë ti vëmë kazmën TK dhe duke i vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugën e Integrimit.

Do të ishte një provokim serioz për paqen sociale që në këtë moment është shumë e rëndësishme për vendin. Shpresoj që ato fakte që kam parë  në media të mos jenë të vërteta

tha Presidenti.

Një ditë më parë ai njoftoi padi në Gjykatën Kushtetuese të vendimeve të fundit të qeverisë dhe Bashkisë, ndërkohë që thirrje për dialog ka bërë edhe Komisionerja për Kulturën në BE, Maria Gabriyel.

Comments

Submitted by Rawrag (not verified) on

O president kari, po ca paqe socale po fol ti mer, po ktu kan 30 vjet qe na vjedhin keto, por do u cokan per i ndertese. po arti nuk ruhet me 3 artista apo militante politike, por nga nje popull me kulture, po 99,99% atyre qe sa largohen, hedhin mbeturina, beshtyj pertoke, etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.