PS-në e mban në pushtet PD-ja

Postuar në 13 Maj, 2020 21:50

PS-në e mban në pushtet PD-ja

Kjo ide është kthyer në shpjegimin dominues të situatës politike në Shqipëri. Atë tani e dëgjon edhe në mjedisin më thjeshtues dhe më lakonik të shqetësimeve publike: Berberi. 

Është një e vërtetë e vëzhgueshme që te berberi diskutohen përherë ato tema që kanë prekur nervin e qytetarit të zakonshëm. Në përgjithësi ndodh të dëgjosh të diskutohet për sportin, për ndonjë skandal, apo edhe për ngjarje të kronikës së zezë. Në fund të fundit këto shqetëojnë apo interesojnë një shumicë e cila jo se nuk interesohet për ekonominë, por e bën këtë gjë në mënyrë praktike, sapo shkon te xhepi i vet. 

Ndaj kur politika është temë në berberanë duhet intuitizuar se situata nuk është mirë. 
Kur ngulitet ideja se PS-në e mban në pushtet PD-ja kjo do të thotë se edhe njeriu më i çinteresuar për politikën pasi e ka tretur me të dëgjuar lart e poshtë debatin, ka konkuduar në një të vërtetën: Ka ardhur koha për ndryshim, por kë të votosh? 

Këtu çështja është emergjente për të dyja partitë politike: PS-ja nuk është e gatshme ta lërë pushtetin dhe mu për këtë arsye ajo duhet ndëshkuar rëndë. 

PD-ja, jo vetëm nuk është gati ta marrë pushtetin, por ajo madje duket sikur bën çmos ta mbajë larg atë. Dhe ky është problem endemik lidershipi. Nuk mundet të votojnë njerëzit dikë që të ofron të vetmen siguri se di të gënjejë pa u skuqur. 

Këto diskutime që kanë hapur tashmë procesin e largimit të socialistëve nga pushteti, shndërrohen në formula koalicionesh nga analistë opozitarë, duke rekomanduar receta të vjetra për realitete të ndryshme. Këmbëngulja për koalicion PD-LSI është në thelb një formulë dëmtuese për PD-në të cilës i njihet merita se nuk fiton dot vetë, ndaj edhe i duhet një dorë. Loja e kryeministrit me LSI-në pak javë më parë zbulon pse jo një përpjekje për koalicion dhe një frikë të PS-së nga humbja. 

Është e pabesueshme sesi një forcë si LSI-ja rifaktorizohet periodikisht në ekuacionet analitike parazgjedhore, prej nga ku nisin e rriten pritmëritë elektorale. Dëshpërimi Lart pasqyrohet te dëshpërimi poshtë dhe ata duket se bashkohen në faktin se janë dëshmitarë të dështimit më absurd që ka patur ndonjëherë politika e pluralizmit: nuk ka opozitë

Këtu ngre krye edhe njëherë defiçenca e përgjithshme si shoqëri që nuk po gjeneron një sipërmarrje të re dhe për këtë janë/jemi të gjithë përgjegjës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.