Komisioni Europian miraton udhëzimet e përgjithshme për transportin e udhëtarëve

Postuar në 13 Maj, 2020 17:56

Komisioni Europian ka miratuar disa udhëzime për lëvizjen e njerëzve në zonën Shengen pas lehtësimit të masave për frenimin e epidemisë së koronavirusit. Udhëzinmet përfshijnë të gjitha mjetet e transportit. 

Kështu pasagjerët do të duhet të mbajnë maska, ata inkurajohen të blejnë bileta dhe të bëjnë rezervime online. Në pikat e kontrollit do të aplikohet distanca fizike, në vende tranziti do të eliminohen pajisje që nxisin grumbullime njerëzish, ndërkohë që në autobuzët e transportit nga terminali në avion do të ketë më pak njerëz. 

Stafet do të jenë detyrimisht me pajisjet e përshtatshme mbrojtëse. Nuk do të lejohet më shitja e ushqimeve, pijeve dhe sendeve të tjera në bord, ndërkohë që dyqanet e duty free shop do të duhet të mbajnë kontroll në numrin e klientëve dhe të bëjnë pastrim- dezinfektim të vazhdueshëm. Teknologjia gjurmuese do të aplikohet mbi bazë vullnetare dhe nëse do të miratohet ajo duhet të jetë e vlefshme edhe jashtë kufirit. 

Për sa i përket transportit ajror në javët në vijim do të miratohen protokolle të posaçme por ato parashikohet të ndërhyjnë në ventilimin e ajrit, kufizim lëvizjesh në kabinë, kufizim bagazhesh, më pak ndërveprim me stafin dhe do të nxitet check in elektronik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.