Vaksina, kura kundër CoVid-19, ende larg. Tani propozohet Plani B

Postuar në 12 Maj, 2020 12:29

Shkencëtarë të ndryshëm po sugjerojnë që qeveritë e prekura rëndë nga pandemia e CoVid-19 duhet të nisin të mendojnë për një Plan B, që është në fakt pranimi bashkëjertesës për një kohë të gjatë me virusin.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” sjell mendimin e disa ekspertëve sipas të cilëve çdo aprovim vaksine të mundshme para vitit 2022 duke fantashkencë.  Dhe për ta kuptuar këtë ka shembuj nga sëmundje të tjera. Për HIV AIDS që u zbulua si virus më vete në vitin 1984 u premtua një vaksinë për dy vjet, ndërkohë që sot janë me milionë të prekur dhe vaksina duket diçka që nuk merret më njeri. U deshën 15 vjet për të zhvilluar një vaksinë kundër Human Papillomas Virus dhe 28 vjet për një vaksinë kundër variçelës, ndërkohë që në vitin 2017 u njoftua se vaksina kundër etheve tropikale kishte efekte përkeqësuese.

Në këto kushte, megjithë angazhimin e madh për gjetjen e vaksinës – madje duhet thënë angazhimin e paprecedent në histori – zbulimi, testimi dhe prodhimi masiv i vaksinës në një kohë të shkurtër do të ishte gati një mrekulli. Megjithatë pse të mos shpresojmë? Plani B nga ana tjetër është bashkëjetesa e vështirë, por jo e pamundur me virusin. Po flitet për një valë të dytë, se virusi do të jetë ashtu dhe kështu. Ka një optimizëm të pafshehur se CoVid-19 në ndryshim nga HIV AIDS nuk pëson mutacione dhe kjo e bën më të shënjeshtrueshëm si infeksion.

Deri atëherë mjekësia po synon gjetjen e një kure që së paku ul simptomat dhe ul presionin mbi sistemin shëndetësor. Aktualisht janë në studim 260 terapi, por vetëm 10% e tyre janë aprovuar nga autoritete amerikane për testim klinik. Një model që po shihet është p.sh ai me HIV, të cilën prodhimi i antiviraleve e shndërruan në sëmundje kronike duke e nxjerrë nga lista e sëmundjeve që nënkuptojnë detyrimisht vdekjen siç përjetohej në vitet ’80.

Por zbatimi i Planit B kërkon kulturë tjetër personale, ndërkohë që projeksionet janë disa: nga qindra mijëra të vdekur brenda gushtit, në projeksione me disa valë të rënda deri në kthimin në normalitet. Dhe ky i ashtuquajtur normalitet jo përpara dy vjetësh. Mbetet për t’u parë dhe duhet shpresuar më e mira.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.