Lufta e Dytë Botërore si paradigmë për të ardhmen e paqes në Europë

Postuar në 11 Maj, 2020 14:09

Ndonëse Gjermania e celebroi 9 majin si ditë Çlirimi, debati mbi Luftën e Dytë Botërore po i jep formë marrëdhënieve mes Rusisë dhe Europës. Në një opinion të datës 8 maj, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizon flet për një “ortek gënjeshtrash” mbi Rusinë në mediat europiane.

Partnerët tanë anglo-saksonë ishin të pakënaqur me rendin botëror që pasoi LIIB. Verioni zyrtar i Perëndimit është ai që përmbahet fjalimit të Çurçillit më 5 mars 1946 në Fulton ku u njoftua nisja e Luftës së Ftohtë. Por këtu ka një keqkuptim. Ai fjalim u parapri nga operacioni “E pamendueshmja”, elaboruar në vitin 1945 nga Britania e Madhe dhe që konsistonte në një plan lufte kundër Bashkimit Sovjetik nga SHBA dhe Britania dhe që u pasua nga American Totality Plan, përpunuar nga SHBA pas bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasakui e që konsistonte në bombardimin bërthamor të 17 qyteteve të mëdha sovjetike.

Në fjalimin e tij, Çurçill e cilësonte BS-në si burimin kryesor të problemeve ndërkombëtare. Sot Perëndimi e zbaton këtë parim për Rusinë

shkruan ndër të tjera Chizov.

Këtu problemi nuk qëndron vetëm te historia e cila instrumentalizohet për ta nxjerrë Rusinë si pjesë të një aleance të vërtetë në histori. Problemi qëndron në rivalitetin mes dy rajoneve ndërkohë që Rusia po këmbëngul në idenë e vet se nuk mund të ketë një rend ndërkombëtar të njëanshëm. Debati historik implikon kështu përplasje historike për të cilat nuk mund të gjendet konsensusi as në momente bashkëpunimi. So që flasim është ende e paqartë dhe e paargumentuar mirë nëse Rusia përbën kërcënim gjeopolitik për Europën, apo armiqësia e saj që manifestohet si përherë me tendencën për të kontrolluar shtetet kufitare, është reagim. Chizov thekson se në vitet ’90 Perëndimi humbi shansin historik për të krijuar një sistem të barabartë dhe transparente sigurie në Europë, duke lënë të kuptohet me ironi se pas Perëndimit kuptohet Amerika dhe se Europa ka qenë përherë një aktor pasiv.

Në këtë kuptim diskutimi për historinë merr rol mobilizues në një Europë që sot e sheh veten të detyruar të diskutojë dhe angazhohet për mbrojtjen teksa SHBA dhe NATO i janë aneksuar tërheqjes së Uashingtonit. Përcaktimi në këtë fazë të re do të kushtëzojë paqen në të ardhmen në kontinentin tonë, që në çdo rast, nuk mund të jetë paqe e vërtetë nëse mohohet dhe deformohet histioria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.