Europa drejt një krize të përgjithshme ekonomike

Postuar në 06 Maj, 2020 13:29

Ndikimi ekonomik i pandemisë mbi ekonominë europiane duket se është i paprecedentë.

Europa po përjeton një shok të paprecedentë që nga Depresoni i Madh

Është shprehur Komisari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Borxhi publik në disa vende europiane ka kapërcyer 100% me Greqinë që kryeson me një parashikim që për vitin 2020 pritet të shkojë në 196.4% të PPB-së nga  pasuar nga Italia me 158.9%, Portugalia me 131.6% dhe mandej nga Franca, Qipro, Spanja dhe Belgjika. Një vend si Gjermania që qëndron në krye të ekonomisë europiane mendohet ta arrijë me borxhin publik në nivelin 75.6%, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2019 kur borxhi ishte 59.8%.

Parashikimet për vitin 2021 flasin për rritje të lehtë dhe ulje të shifrave të borxhit në secilin nga vendet, por nuk është e qartë nëse kjo llogaritje merr në konsideratë një valë të dytë epidemie.

Lidhur me prodhimin e brendshëm bruto, rënia në Eurozonë parashikohet të jetë e ndjeshme. Në nivel europian mesatarja e rënies për këtë vit është 7.4%, që përbën diku te 8.9% më pak krahasuar me një vit më parë kur mesatarja e PPB-së europian u rruit me 1.5%. Britania e Madhe ia kalon Eurozonës pasi për këtë vend parashikohet një rënie prej 8.3%, një shok I vërtetë. Franca është vendi kryesor europian që merr goditje me një rënie 8.2% pasi ndonëse qëndron pas Italië që e ka prashikimin për 9.5%, ringritja për vitin 2021 është më e ulët. Në shifra alarmante është edhe papunësia që në nivel europian shkon nga 7.5% vitin e kaluar në 9.6% dhe zbret në 8.6% vitin tjetër. 

Është ende herët për të parashikuar pasojat sociale të kësaj që ka ndodhur dhe po ndodh, por një ndër problemet kryesore është shfrytëzimi i krizës për axhendë politike që vë në diskutim arritjet e deritanishme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.