Presidenti i Tanzanisë ndalon testimet për CoVid-19: Nxorën pozitive dhinë dhe frutat e papajas

Postuar në 03 Maj, 2020 16:09

Presidenti i Tanzanisë ka ndaluar përdorimin e testeve për CoVid-19 pasi ato rezultuan pozitive me mostrat e marra nga një dhi dhe në frutin e papajas. Presidenti John Magufuli ka deklaruar se njerëzit duhet të luten që koronavirusi të largohet dhe sipas tij testet kanë gabime teknike. 

Sipas tij kitet janë importuar nga jashtë pa dhënë detaje të mëtejshme se nga cili vend. Magufuli ka urdhëruar autoritetet e sigurisë të kontrollojnë testet pasi nga provat e deritanishme kanë rezultuar pasaktësi. Mostrat e marra janë shenjuar si njerëzore dhe janë dërguar në laborator pa njoftuar origjinën e tyre. Rezultati: Pozitiv!!!

Nga ky rast Magufuli ka shtuar se shumë njerëz janë përcaktuar si të infektuar por pa qenë të tillë. 
Tanzania është akuzuar se ka mbajtur shumë të fshehta për epideminë ndërkohë që zyrtarisht ka regjistruar 480 raste dhe 17 vdekje, por pa raportuar të dhënat me ditë të tëra. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.