Kriza tani është ekonomike

Postuar në 01 Maj, 2020 14:48

Pandemia e koronavirusit po jep efekte të dukshme në ekonominë globale. Eurozona ka shënuar një rënie prej 3.8% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2019, ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm europian ra me 3.5%. 

 Kjo kosniderohet si rënia më e madhe që nga viti 1995 kur Eurostati nisi matjet në këtë drejtim. 

Papunësia në muajin mars arriti në 7.4% ndërkohë që një lajm i keq për Shqippërinë është goditja ekonomike në dy vende si Greqia dhe Italia me të cilët Shqipëria ka shkëmbime të larta tregëtare. 

Italia është padyshim vendi që pësoi shokun më të madh, por edhe në Greqi punët nuk duken më mirë. Sipas vlerësimeve të deritanishme Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të bjerë me 4.8%, një fatkeqësi e vërtetë po të mbajmë parasysh se Greqia sapo po dilte nga recensioni i vitit 2008. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.