BE-ja, ofertë ndërmjetësimi pa kushte për dialogun Prishtinë-Beograd

Postuar në 01 Maj, 2020 16:32

Situata në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund ta vazhdojë më. Ky është mendimi i ministrit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Josep Borrell shprehur në një përgjigje me shkrim për deputetin e Fronit Nacional, Dominique Bilde. Lajmi raportohet nga media serbe B92, sipas së cilës Borrell mendon se status quoja nuk mundet të vazhdojë më sepse ushqen destabilitetin. Borrell është shprehur se BE-ja është e gatshme për të ndërmjetësuar një rinisje të shpejtë të dialogut dypalësh.

Nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj rifillimit të shpejtë të bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit dhe Prishtinës. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë kushtet e duhuara për vazhdimin e dialogut, në të mirë të të gjithëve

citohet Borrell.

Ai ka shtuar se vendimi i Prishtinës zyrtare për heqjen e tarifave oër mallrat serbe dhe boshnjake ishte një akt i mirëpritur, ndërkohë që sipas tij caktimi i Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd është një sinjal tjetër i fortë i angazhimit të BE-së në dialogun në fjalë.

Borrell nuk ka parashtruar asnjë kusht për Prishtinën apo Beogradin për uljen në treyzë, një dallim thelbësor ky nga qasja amerikane që i ka diktuar Prishtinës heqjen e tarfiave, shmangien e reciprocitetit dhe tani së fundmi rrëzimin e qeverisë. Mbetet për t’u parë nëse një paqe gangsterës si kjo e Grenell do të aprovohet apo mirëpritet në Europë, apo edhe nga faktorë politikë kosovarë që janë poshtëruar këto muaj nga një sjellje thuajse e paprecedentë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.