1 Maji/Paralajmërohet grevë masive në SHBA nga punëtorët e disa prej kompanive kryesore

Postuar në 29 Prill, 2020 01:28

Media të ndryshme në SHBA raportojnë se të premten e kësaj jave pritet që të organizohet një grevë e madhe e punëtorëve të disa prej kompanive kryesore në botë, të cilat kanë fituar së fundmi në krizën e tanishme. Sipas këtyre raportimeve është krijuar një “koalicion i paprecedent i punëtorëve” nga kompani të tilla si Amazon, Instacart, Whole Foods, Walmart, Target dhe FedEx do të protestojnë para qendrave të punës me akuzën se punëdhënësit e tyre po përfitojnë në kurriz të shëndetit të punëtorëve,

Ne po veprojmë në kordinim me punëtorët e Amazon, Target, Instacart dhe kompanive të tjera për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve për të treguar solidaritetin me punëtorë të tjerë në sektorë thelbësorë në betejën tonë për një mbrojtje më të mirë dhe përfitime gjatë pandemisë

citohet Daniel Steinbrook, një nga organizatorët nga kompania Whole Foods.

Një nga arsyet kryesore për grevën është numri i lartë të infektuarve në punë në kompani që po përfitojnë nga bllokimi i tregut në kushte të jashtëzakonshme. Në Amazon thuhet se ka rreth 500 raste me koronavirus mes punëtorëve në të paktën 125 objekte të kompanisë.

Përfaqësues të Amazon, prej nga ku duket se ka burimin ky organizim nuk kanë pranuar të japin të dhëna për numrin e punëtorëve të prekur nga CoVid-19.

Ndërsa ne respektojmë të drejtën e njerëzve për të shprehur mendimin e tyre, ne kundërshtojmë veprimet e papërgjegjshme të grupeve të punëtorëve në përhapjen e keqinforimit dhe deklarimeve false për Amazon gjatë kësaj krize të paprecedentë shëndetësore dhe ekonomike. Ne kemi marrë masa ekstreme për të kuptuar dhe adresuar këtë pandemi

është shprehur një nga zëdhënëset e kompanisë, Racahel Lighty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.