Kundër karantinës/Schäuble: Dinjiteti i njeriut vjen para jetës së tij

Postuar në 26 Prill, 2020 16:51

Jo çdo gjë i duhet nënshtruar shpëtimit të jetës njerëzore. Kështu mendon ish-ministri gjerman i Financave, aktualisht kryetar i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble. Në një intervistë për gazetën “Der Tagesspiegel”, ish-ministri thotë se vendimet në këtë situatë nuk duhen lënë ekskluzivisht në funksion të mendimit të virologëve. 

Nëse ka një vlerë absolute të ankoruar në Kushtetutën tonë, kjo është dinjiteti i njeriut, që është i paprekshëm. Por kjo nuk përjashton se duhet të vdesim. Është shteti që duhet të sigurojë kushtet në të mira sanitare të mundshme, por për fat të keq njerëzit do të vazhdojnë të vdesin për shkak të CoVid-19. Sa më shumë të zgjasë kufizimi, aq më të rënda do të jenë pasojat

është shprehur ai. 

Sipas tij dalja nga karantina është më e vështirë se hyrja në të dhe hapja duhet bërë me kujdes dhe hap pas hapi, pasi askush nuk mund të parashikojë pasojat psikologjike dhe sociale të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.