Europa vihet në krye të përpjekjeve për zhvillimin e një ilaçi apo vaksine kundër CoVid-19

Postuar në 24 Prill, 2020 15:12

Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin së shpejti një nismë në rrafsh global për të vendosur bashkëpunim të gjerë në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se kjo do të përshpejtojë punën për zhvillimin e ilaçeve të sigurta, testeve dhe vaksinës kundër CoVid-19.

Krahas Macron në njoftimin zyrtar të nismës nga OBSh është parashikuar të jetë edhe kryetarja e Komisonit Europian, Ursula Von der Leyen, ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab dhe sekretari i Pargjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Ky është një sinjal mbështetjeje për OBSh-në ndërkohë që ShBA i ka shpallur thuajse luftë kësaj organizate. 

Në finale qëllimi është që çdo produkt efektiv të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzimit dhe mos të ketë diferencime. 
Aktualisht janë duke u zhvilluar rreth 100 vaksina potenciale nga të cilat janë në testim klinik. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.