Është vetëm fillimi

Postuar në 23 Prill, 2020 14:03

Për Gjermaninë është vetëm fillimi i pandemisë. Kështu shprehet kancelarja Angela Merkel sipas së cilës vendi duhet të tregojë kujdes. 

Do ta kemi mes nesh për një kohë të gjatë

tha ajo në një lidhje video me Parlamentin. 

Ajo ka apeluar për nevojën e kohezionit të BE-së në kuftën kundër epidemisë, ndërkohë që ka njoftuar se kontributi i Gjermanisë në buxhetin europian do të jetë shumë më i lartë. 

Këtë Merkel e ka quajtur solidaritet dhe ai do të vazhdojë për një kohë të kufizuar. Gjermania, Austria dhe Hollanda i kundërvihen idesë së Italisë për emetimin e të ashtuquajturve koronabonde pasi këto vende kundërshtojnë idenë e shpërndarjes së borxhit. 

Sot pritet që liderët e BE-së të firmosin fond të ri emergjence prej 540 miliardë eurosh për mbrojtjen e punëtorëve europianë, bizneseve dhe vendeve më të prekura. Italia dhe disa vende të tjera kërkojnë që ky fond të shkojë në 1.5 trilionë euro. Pas kësaj ideje qëndrojnë edhe Franca dhe Spanja, dy vende po ashtu shumë të goditura nga epidemia. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.