Pandemia, Greqia sjell ndihmë mjekësore për minoritetin grek në jug të Shqipërisë

Postuar në 22 Prill, 2020 19:54

Nga Greqia kanë mbërritur ndihma nëë pajisje dhe furnizime mjekësore për banorët e minoritetit etnik grek në jug të Shqipërisë. 
Sipas mediave greke ndihma është mbledhur nga Autoriteti Rajonal i Atikës dhe nga shoqata e të afërnve të të rënëve gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri.

Ndihma është dorëzuar nga konsulli grek në Gjirokastër në qendrën mjekësore te Dropullit, ndërkohë që nje ndihmë e ngjashme do të jepet edhe për Bashkinë Finiq në Sarandë. 
Konsulli grek ka njoftuar se javën e ardhshme do të sillen ndihma mjekësore dhe farmaceutike për spitalin rajonal të Gjirokastër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.