Ndërron jetë Rikard Ljarja

Postuar në 20 Prill, 2020 22:51

Ka ndërruar sot jetë aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. I lindur në prill 1943 në Shkodër, Ljarja largohet nga kjo botë në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. 
U diplomua në shkollën e lartë të aktrimit në Tiranë në vitin 1965 dhe karrierën filmike e nisi në vitin 1973 pas një periudhe punë në teatri  e Shkodrës. 

Prodhimet dhe filmat ku ai mori pjesë përfshijnë “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Rrugë të bardha”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Ilegalët”, “Radiostacioni”, “Rrethi i kujtesës” apo edhe “Pesha e kohës”.

Ljarja i përket brezit të dytë të kinemasë shqiptare të pasluftës dhe dallohej për zërin e tij dhe nuacant e dialektit në të aktruar. Përveç filmit “Ilegalët” ai ishte zgjedhje e përhershme e heroit pozitiv të cilin e protretizonte natyrshëm në figurën e një optimisti idealist që besonte te koha e re e komunizmit. 

Është pjesë e shënuar e kinemasë shqiptare të pasluftës. Më poshtë një sekuencë nga filmi "Dueli i Heshtur" ndër më identifikuesit për aktorin Ljarja: 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.