Imuniteti i tufës dhe Legjenda e Narajamës. Sugjerime për një rrugëdalje nga gjendja aktuale

Postuar në 16 Prill, 2020 00:09
Viron Panajoti

 

Balada e Narajamës (në japonisht Narayama bushiko) është një film i vitit 1983 me regji të Shohel Inamura, që vinte  në skenë librin e Shichiro Fukaravës, që pati frymëzuar dhe regjisorin Keisuke Kinoshita në vitin 1958 për filmin homonim.

Filmi zhvillohet në një fshat të vogël në Japoninë e shekullit të XIX. Në atë fshat tejet të varfër, sipas traditës kur një person arrinte moshën 70 vjeç (shumë për atë kohë), duhej të udhëtonte drejt malit Narajama për të vdekur nga mosushqimi- uria. Fshati me ushqimet që siguronte mund të mbante një numër të vogël e të caktuar personash. Një i afërm e çon të moshuarën, duke e mbajtur në shpinë së bashku me pak ushqime në mal, por dhe u mundua ta ndihmonte.

Unë e pata shikuar në ato vite nga TV-Titogradi, kanali Uhf, që kapej me të famshmet “kanoçe”. Më pati bërë përshtypje dhe e kujtoj shpesh për subjektin e rrallë, lojën e aktorëve dhe regjinë. Por kurrë asnjëherë nuk pata menduar se ajo histori do të rilindte në Shqipërinë e shekullit të 21.
Në atë kohë tollonesh filmi ishte jo vetëm mjaft emocionues por dhe ngacmues, por siç e thashë nuk e mendova se do ndodhte sot ky keqtrajtim ndaj   atyre të moshës së tretë -65 vjeç e lart, pensionistë ku prej tyre së pakut 400 000 janë në vështirësi të kuptueshme ekonomike.

 Së pari kjo histori mu kujtua kur ministri i Shëndetësisë trumbetonte shëndetësi falas për të gjithë, dhe ai “i mirëqenies” jepte pensione sociale e premtonte jetë dinjitoze për të gjithë, ligësisht  vendos se të moshuarit mbi 65 vjeç nuk mund të bëjnë kontrollin mjekësor falas si ata të moshave 40-65 vjeç. Një vendim arbitrar  e monstruoz pa as një bazë ligjore, me sa duket për interesa politike e mentalitet jo human.

Edhe qytetarët e moshës së tretë duhet ta kishin këtë të drejtë dhe njohja e gjendjes së tyre mjekësore  ju siguronte atyre trajtimin e duhur mjekësor dhe shtetit një trajtim të saktë pra dhe kursime e jetë më të mirë për këtë shtresë. Atë kohë u ndjeva i indinjuar që këtij brezi që vinte nga një jetë e vështirë i mohohej një e drejtë, sepse kanë punuar një jetë të tërë. Ishte turp e johumane për autorët e shpresova që Qeveria do ta korrigjonte këtë absurditet. Në fakt me sa mbaj mend ajo bëri një shtesë deri 70 vjeç e atëherë mu kujtua  makabriteti i Narajamës.

                                                          ***
Kjo histori mu kujtua, kur së  pari dëgjova në këtë kohë të trishtë pandemie vrasëse,  për “teorinë” e “imunitetit të tufës” (tufë ose kope bagëtish), që sa më shumë njerëz të sëmuren që të bëhen imunë ndaj coronavirusit aq më mirë, prej të cilit nuk shpëtojmë dot të moshuarit për shkak të moshës dhe ata në gjendje të  keqe shëndetësore. Ata do të jenësidomos të moshave të mëdha  shumica mbi 80 vjeç dhe një numër po i madh mbi 70 vjeç.... I pari që u shpreh haptazi me këto fjalë ishte K.M. i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson,  i cili u shpreh pa të keq por me dhimbje: “se do të vdesin shumë njerëz të dashur”.  

Ai  ra dhe vetë pre e virusit, por që për fat të mirë shpëtoi dhe pas disa ditësh e kuptoi gabimin fatal për mijëra britanikë. Të njëjtën ide e pati dhe Presidenti USA Donald Trump duke reaguar me vonesë e njëherazi i kapur i papërgatitur (edhe pse Bush i ri qysh në vitin 2005 pat kërkuar përgatitje ndaj pandemive).  Qartësisht në vendet e pasura ka një shpërfillje për më të varfërit, për kushtet e tyre të jetesës e ato shëndetësore dhe do të jenë ata që  e pësojnë në raste pandemie. Trump hezitoi, dukë menduar se do i duhej të bllokonte ekonominë, ndërkohëkëshilltari i tij dr. Fauci, që i kishte shërbyer 6 presidentëve, pyetjes së Presidentit për pandeminë : “..pse nuk e lejmë që ta përmbyt vendin..”, dr. Fauci ju përgjigj:  “Zoti President do të vdesin shumë njerëz..”  Dhe shumë jetë do të ishin shpëtuar në se masat do të ishin vënë në jetë më përpara.                                    

 
Thuhet se u desh ndërhyrja e Imperial College të Londrës që të dy ata të ndërrojnë mendje menjëherë e të bëjnë atë që Europa, edhe ajo me vonesë, po bënte – lockdown-in..distancimin social, vetizolimin e karantinën, tamponë e testim masiv (si ato për infektimin ashtu dhe ato për imunitetin), maska e doreza të detyruara, spitale emergjence e të tjerandihma për mbijetesë të njerëzve dhe sipërmarrjes.
                                                           ***
Mësimet nga pësimet e të tjerëve dhe përvoja europiane tregojnë se mjaft veprime të detyrueshme sipas O.B.SH. për të kufizuar përhapjen  e epidemisë nga Covid-19, ende nuk po bëhen në Shqipëri. Ndërsa kufizimet për lëvizjet po zbatohen mirë dhe me rezultat (mbase duhet lejuar dhe për pensionistët dhe fëmijët në orar të kufizuar-mbyllja totale mund ti dëmtojë), si dhe për të patur më shumë të dhëna për zhvillimin e epidemisë e në gjithë territorin, mbeten shumë veprime të domosdoshme e urgjente për tu kryer sa më parë me cilëndo kosto si: sa më shumë teste (si ato me tamponë ashtu dhe ato për imunitetin përfshirë kontaktet që duhet të evidentohen); pajisja me maska (rrezikshmëria e punës cakton tipin e saj) e doreza sa më parë e  të gjithë atyre që lëvizin... atyre që punojnë në shërbime biznesipër njerëzit, po ashtu policia dhe ushtria që janë në shërbim të zbatimit të Ligjeve dhe urdhëresave për ketë rast; dhe sidomos pajisja me gjithçka  që siguron mbrojtjen në shkallën më të lartë të punonjësve të mjekësisë të angazhuar me vetëmohim në shkallën më tëlartë të rrezikut për jetën, të cilëve ju shprehim mirënjohjen.

Po kështu duhen plotësuar sa më parë spitalet me të gjitha aparaturat, mjetet dhe medikamentet që lipsen për këtë “luftë”, po aq dhe farmacitë. Çdo hapje apo lehtësim i mbylljes duhet të bëhet me kujdes... sipas sugjerimeve të ekspertëve dhe gjithnjë shkallë shkallë duke vlerësuar rezultatet dhe rrezikun. Po kështu dhe për shkollat. Mjaft me vetëgënjimin se shkollat do hapen në fund të majit, kur në to është grumbullimi më i madh i fëmijëve tanë. Shkollat, në dashtë Zoti, le të hapen në 1 shtator e një muaj  le të përdoret për mbushjen e boshllëqeve.

Gjithë duke patur në konsideratë rregullin që shëndeti së pari d.m.th. siguria në punë pastaj ekonomia, edhe pse lidhen me njëra- tjetrën, masat e marra deri më sot janë jo të mjaftueshme dhe  me pasoja për njerëzit që nuk ju mundësohet puna nga lockdown-i qeveritar, por edhe  sipërmarrjes që rrezikon të falimentojë në pamundësi pagesash të detyrimeve deri sa nuk punojnë. Kjo mangësi do riparuar sipas përvojës së vendeve evropiane dhe  atyre të rajonit tonë, sigurisht në përpjesëtim me popullsinë dhe raportin e PPP pro capita.  

Për ata që nuk mund të punojnë duhet të jepet jo lëmosh por ajo që në Francë e Gjermani quhet “pagesë papunësie e pjesëshme”  (d.m.th. të shërbejë si asistencë papunësie apo si Kemp) d.m.th. që për vendin tonë duhet të  variojnë nga 30000 për pagën minimale deri 60000 për të tjerat (shifër kjo e fundit e diskutueshme) llogaritur qysh nga muaji mars deri në rifillimin e lejuar të punës dhe pa mbajtur detyrimet për sigurimet sociale e shëndetësore, si dhe detyrimet fiskale. Ndihma duhet të konsideroj dhe të vetëpunësuarit ashtu dhe ata që përfshihen në ndihmën sociale dhe pensionet e ulta. Duhet të pranojmë se kjo ka vend për diskutim...por veç nga ekspertët, dhe në asnjë rast nuk duhet të konsiderohet lëmosh por si një e drejtë.

Aspekt tjetër i ndërhyrjes në fushën e veprimtarisë ekonomike është fillimi i punës në shërbimet e nevojshme por me masa të plota sigurie (sidomos për ofruesit  e shërbimit), për të kaluar  kur infektimi bie (ai reali, jo ai me shifrat që vendos qeveria) në shtimin e aktiviteteve prodhuese jo vetëm në shërbimet por dhe në prodhim me dy turne me orar të shkurtuar duke pranuar ata që rezultojnë jo të infektuar...pra nga kontrolli i përditshëm dhe të pajisur me masat mbrojtëse dhe këto nuk janë pak, krahas riaktivizimit të transportit të brendshëm e të jashtëm. Por në çdo rast duhen ndihmuar me likuiditet  bizneset dhe  sipërmarrjet që mbyllen ose kufizojnë në kohë veprimtarinë... riskedulim e shtyrje të afateve të detyrimeve(kontribute, tatime e taksa, këste të kredive, qiratë e tj.) dhe kredi fare të buta për ta, përndryshe ato nuk do mbijetojnë çka do jetë katastrofike për vendin dhe njerëzit.

Me rëndësi, por që çuditërisht nuk  ka konsideratë për to nga ana e Qeverisë, janë dhe shtimi dhe fillimi i menjëhershëm i investimeve publike në infrastrukturë nga buxheti i shtetit...për rrugët...shkollat...spitalet.. ujësjellës e kanalizime ku përparësi të ketë edhe rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit. Këto ndikojnë në rritjen ekonomike. E unë do të shtoja  edhe grante e investime për bujqësinë dhe agroalimentaret (fshati ka 40-50% të popullsisë). Për to vendet e tjera po huazojnë për të investuar jo pak, por fillimisht rreth 10% të GDP.

Qeveria shqiptare deri tashti ka shpenzuar 2,78% të buxhetit d.m.th as 1% të GDP...pra s’jemi gjëkundi  me luftën ndaj tërmetit, epidemisë dhe investimet publike. Ato janë fonde që do përdoren për qytetarët shqiptarë, për të kapërcyer me sa me më pak humbje jetësh e dhimbje e për të shmangur në vite pasojat katastrofike të mos mbështëtetjes së ekonomisë vendase.Janë po ata d.m.th. shtetasit, që do ti rimbursojnë në aq vite sa do jetë e mundur ato  kredi....bono thesari e tjera. me punën e sakrificat e tyre. Kështu po vepron bota.
Mendoj se ende nuk është vonë për marrjen e këtyre masave sepse siguria e plotë do jetë pas përdorimit në masë të vaksinave kundër Covid-19 dhe   siç thotë Ursula von Leyenkjo flamë do jetë aktive deri në fund të vitit ... dhe duhet ti ruhemi rikthimit, asaj që quhet vala e dytë e cila mund të ketë pasoja e më të mëdha.

Është ende koha për një kthesë me ndryshime të gjithanshme në se duam të dalim me sa me pak humbje në këtë betejë.... me shumë të panjohura...me pasoja që duhet të kapërcehen në një kohë sa më të shkurtër dhe pa mallkuar e dënuar shkaktarët e kësaj fatkeqësie.
 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.