Trump ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Postuar në 15 Prill, 2020 15:15

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të pezullojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një periudhë 60-90 ditore. Kjo periudhë sipas tij do të shërbejë për të rishikuar paralajmërimet e OBSh-së për koronavirusin dhe Kinën. 
Trump e ka akuzuar OBSh-në se ka keqmenaxhuar situatën dhe madje e ka mbuluar atë. 

Me shpërthimin e pandemisë së CoVid-19 ne kemi shqetësime të mëdha nëse bujaria e Amerikës është përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. E vërteta është se OBSh dështoi në sigurimin, kontrollin dhe ndërjen e informacionit në kohë dhe në mënyrë trasnparente. Nëse nuk mund t’i besojmë atyre, nëse kjo është ajo që do të marrim nga OBSh, vendi ynë do të jetë i detyruar të gjejë mënyra të tjera që të punojë me vendet e tjera për të arritur synimet e shëndetit publik

citohet Trump.

Vendimi i presidentit amerikan nuk është pritur mirë. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, nuk është koha për të ndërmarrë veprime të tilla, sidomos kur OBSh dhe organizata të tjera humanitare po veprojnë kundër virusit në këtë kohë. 

Është koha për unitet dhe që komuniteti ndërkombëtar të punojë në solidaritet për të ndalur këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese

tha Guterres

Shumë analistë tremben se me goditjen që po i bëhet OBSh-së, do të ketë shumë njerez të vdekur, jo vetëm në vendet e Afrikës, por edhe në ShBA. Por ka edhe një problem tjetër: ajo që thotë Trump nuk merret si e vërtetë. Më 30 janar OBSh e shpalli emergjencë të shëndetit publik CoVid-19, por Trump e shpërfilli duke deklaruar se virusi është si grip sezonal. Injorimi që bëri ai dhe Johnson në Britani janë ndër faktorët e asaj që po shohim sot në këto vende. Kontributi i ShBA-ve për OBSH-në është thelbësor: nga 6 miliardë dollarë që ishte buxheti i vitit të shkuar, 400 milionë u dhanë nga amerikanët. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.