Thaçi i kërkon për herë të tretë Kurtit emrin e të mandatuarit për kryeministër

Postuar në 15 Prill, 2020 14:20

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar për herë të tretë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, emrin e të mandatuarit për kryeministër të Kosovës.

Kërkoj që…brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë. Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës

shkruan Thaçi në letrën e tij. 

Letra e Thaçit në fakt konsumon një procedurë, pasi është thuajse e sigurtë që askush nuk duket i gatshëm që të krijojë koalicion me VV-në. Isa Mustafa i LDK-së deklaronte dje se me vendim të Këshillit Kombëtar të partisë ishte mandatuar të negocionte me disa parti në Kuvendin e Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.