Arrin në 494 numri i të infektuarve me CoVid-19. 19 raste të reja sot

Postuar në 15 Prill, 2020 12:20

Është shtuar me 19 numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri. 

Në bazë të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me COVID-19. Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste

tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.    

Sipas saj grafiku i epidemisë paraqitet i qëmdrueshëm, megjithë luhatjet ditore. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.