Telefonatë Kurti-Macron/Kryeministri i Kosovës: Europa dhe Franca janë të pazëvendësueshme

Postuar në 09 Prill, 2020 14:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar situatën e pandemisë, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra për shtyp e kryeministrit njofton se Kurti ka sqaruar masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë, ndërkohë që ka shtuar se për sa i përket krizës aktuale në Kosovë, zgjidhje janë vetëm zgjedhjet. 

Macron nga ana e vet ka bërë të ditur se Franca ka në planet e veta një samit për dialigun Serbi-Kosovë, “samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura”. Në këtë kuadër Kurti ka bërë të qartë se ai preferon ndërmjetësimin europian për një situatë diplomatike ku nuk vlen shumë gangsterizmi amerikan.

Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

ka thënë Kurti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.