Numri i të diagonistikuarve me CoVid-19 përfaqëson vetëm 6% të të infektuarve

Postuar në 09 Prill, 2020 13:48

Rastet e diagnostikuara me koronavirus përbëjnë vetëm 6% të raste të përgjithshme në botë. Këtë thotë një studim i universitetit të Gotingenit në Gjermani. Në këtë kuptim duket se numri global i të infektuarve shkon në dhjetëra milionë. Gjithçka lidhet me testimin dhe zbulimi, që mandej çon për rrjedhojë në numër të ulët të vdekurish për arsye të shkëputjes së zinxhirit të transmetimit.

Sipas studimit në Gjermani janë zbuluar 15.6% e rasteve, në Italia janë zbuluar vetëm 3.5%, në Spanjë 1.7%, në SHBA 1.6% dhe në Britaninë e Madhe, 1.2%.

Në Korenë e Jugut janë zbuluar gati 50% e rasteve, në Japoni 25%, në Norvegi, 37.7%.

Sipas këtij studimi, më 31 mars Gjermania ka patur 460 000 raste, Italia 3 000 000, Spanja 5 milionë, Britania 2.5 milionë kurse SHBA 10 milionë. Përqindja e të infektuarve sipas popullsive varion: në Itali ka shkuar 5%, në Spanjë 12.2%, në SHBA 3.5%, në Turqi 13.2%, në Korenë e Jugut 0.004%. Vdekshmëria shkon në 1% të të infektuarve, ndonëse në Itali p.sh numri i të vdekurve është poshtë 1% nëse konsiderojmë se të prekurit janë 3 milionë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.