Fjalët nuk ja merr era/Parlajmëron me Burg

Postuar në 08 Prill, 2020 17:14

Dje kryeministri Rama na përshëndeste të gjithë në Facebook. Na shprehte dashurinë e vet dhe na lavëronte duke na konsideruar fantastikë. Në mbrëmje doli në televizionin publik dhe tha se masat kanë funksionuar. 
Sot në drekë ndërroi lëkurën. Paralajmëroi burg – disa apo shumë vite – heje patente për disa vite për ata që shkelin karantinën. 

Dikush t’i thotë këtij njeriu se nuk tremb kënd në këtë vend që ka mbetur pa bukë dhe se neni i tij i arratisjes nga orari dhe kufiri i karantinës është qesharak. 

Sepse kjo qeveri dhe ky njeri që e interpreton ushtrimin e pushtetut dhe autoritein e shtetit të përkthyer në politikë penale, është karikaturë e qeverisë së Enver Hoxhës të cilës synon t’i ngjajë në dashurinë që shpreh dhe kërcënimin që bën. 
Masat ndëshkuese kanë një sens dhe proporcionalitet dhe nuk mund të jenë shprehi e bindjeve personaleve të dikujt që po e dëmton këtë vend si pakkush në historinë e vet. 

Në fund duhet ta kuptojë edhe vetë se ato ndryshimet ligjore mund t’i miratojë në Kopshtin Zoologjik parlamentar, por as ka për t’ia vërshëllyer kush për t’i zbatuar. Është po ky lider i koronizuar në dashurinë për veten që deklaronte prerë se nuk e legalizon kanabisin dhe tani iu kthye kësaj ideje sepse atë quan qeverisje: të japë ndonjë liçencë. 

Do ta harrojë edhe këtë muhabet e do ta dredhë sërish siç kemi parë këto vite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.