Mjeku imunolog: Testimi masiv, arma më e fortë në këtë stad të pandemisë

Postuar në 04 Prill, 2020 16:51

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, thotë se në fazën në të cilën ndodhet pandemia e koronavirusit, testimi masiv është mënyra më e mirë e frenimit të përhapjes së saj. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Sulçebeu tha se moshat e reja mund të mos shfaqin simptoma, por janë bartës të një virusi që dëmton të tjerë.

Në këtë pikë, mjeku imunolog thotë se testimi masiv mund të japë rezultate në luftën kundër virusit.  

Moshat më të reja, nën 40 vjeç preken më pak ose e kalojnë në mënyrë asimptomatike. Po del në pah se sa më i ri të jetë i prekuri, aq më i lehtë infeksioni. Kjo nga një anë është e mirë, por nga ana tjetër këta individë janë shpërndarës të virusit. Pra, janë bomba lëvizëse. Kjo vë në pah faktin se ne duhet të kemi kujdes në izolimin në moshat e rritura. Këta individë duhet të kapen e të testohen. Po del gjithnjë në pah nevoja e testimit masiv, në mënyrë që të kapet infeksioni dhe të izolohen të prekurit. Nëse në fillim të epidemisë ishte fokusuar testimi në vatrat e infeksionit, tani meqenëse po evidentohet ky fakt, që shumë individë shpërndajnë virus, madje janë infektivë, vetëm me anë të testimit masiv mund të shkëputet transmetimi”, tha ai.

Sulçebe tha se duke qenë se po përballemi me një sëmundje që vë në provë sistemin imunitar, mënyrat më të mira të parandalimit janë marrja e vitaminës D, ushqyerja me dietën mesdhetare dhe shmangia e stresit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.