Franca lëviz e pavarur drejt Rusisë

Postuar në 04 Prill, 2020 21:13

Europa duhet të gjejë mënyra dhe rrugë për mbrojtjen e interesave të vet të sigurisë, pavarësisht qëndrimeve të ShBA. Në krye të kësaj qasjeje qëndron Franca, që së fundmi ka propozuar emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Hubert Vedrine, në një panel ekspertësh të NATO-s ku do të flitet për të ardhmen e aleancës.

Emri i Vedrine është një zgjedhje e duhur për politikën e Macron në raport me Rusinë, pasi ish-ministri ka deklaruar shpesh nevojën e “një rithemelimi të marrëdhenieve tona me Rusinë pa pritur Trump i cili, nëse do të rizgjidhet do të nisë një dinamikë raportesh me Rusinë pa llogaritur interesat e Europës”.

Kjo qasje shihet si shumë problematike në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, duke rrezikuar një rritje të qëndrimeve proamerikane, aq sa të krijojnë në dikotomi me Europën Perëndimore. Të qenit në distancë me ShBA arsyetohet si një nga psetë e zgjedhjes së Vedrine në pane, përveç faktit se ai njeh problemet e aleancës. 

Vedrine është i njohur për pavarësinë e mendimit dhe nuk njihet si militant i marrëdhënies atlantike. Emri i tij është pra një zgjedhje e natyrshme sepse është pikërisht për rivlerësimin e misioneve të aleancës në perspektivë, parë nga përvoja dhe pavarësia

citon “Politico” një burim zyrtar të presidencës franceze. 

Gazeta në fjalë kujton ndërkohë faktin se Vedrine është një nga teoricienët e tezës së “mëkatit perëndimor” duke vënë në dukje arrogancën e Perëndimit në imponimin e vlerave të veta pjesës tjetër të botës. Referimi i arrogancës na çon në Greqinë antike, ku besohej se arroganca qëndron në themel të rënies së pushtetit.

Sipas tij aneksimi i Krimesë ishte pjesërisht pasojë e politikës amerikane të zgjerimit të NATO-s, ndërkohë që duket se zgjedhja e tij është bërë edhe sepse ndan të njëjtën pikëpamje me Macron për marrje të përgjegjësive më të mëdha në çështjet e sigurisë. 

Vedrine mishëron trashëgiminë golisto-mesdhetare…dhe e sheh veten si realist, i vendosur në mbrojtjen e interesave të Francës

shprehet një studiues amerikan. 

Mesa duket koha për të zgjedhur mes amerikanëve dhe europianëve, po afron edhe në NATO. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.