ShBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe numrin e vdekjeve

Postuar në 02 Prill, 2020 03:25

Kina ka fshehur shkallë e përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe numrin e saktë të vdekjeve për shkak të tij. Bloomberg shkruan se shërbimet inteligjente amerikane kanë dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë një raport sipas të cilit, Pekini zyrtar ka mbajtur informacionin të fshehtë lidhur me statistikat e fatalitetit të CoVid-19 në provincën Hubei. 

Të dhënat e Kinës janë 82 mijë raste me 3 300 vdekje për një periudhë prej 4 muajsh. Ndërkohë në ShBA aktualisht janë deklaruar 189 000 raste dhe 4000 vdekje. Për palën amerikane diçka nuk shkon, qoftë edhe duke marrë parasysh atë që ndodhi në Itali apo Spanjë. 
Këtyre dyshimeve dhe raportimeve që luajn edhe në planin politik, Kina i është përgjigjur deri diku me fakton se karantina e aplikuar prej saj ishte reale dhe se madje për shkak të kësaj karantine u shmang infektimi i 700 000 njerëzve të tjerë. 

Partia Komuniste e Kinës ka gënjyer, po gënjen dhe do të vazhdojë të gënjejë për koronavirusin me qëllim mbrojtjen e regjimit

citohet senatori republikan Ben Sasse. 

Të njëjtin dyshim ndajnë edhe specialistët pranë Shtëpisë së Bardhë të cilët deklarojnë se mbarë komuniteti shkencor po vepron pa patur të gjithë fotografinë e pandemisë. 

Mirëpo ka një dyshim se kjo lloj akuze i vjen në ndihmë Donald Trump jo vetëm në luftën e tij për ta kontrolluar pandeminë në ShBA, por edhe për të krijuar një alibi të mirë në përballjen elektorale. Është ironike megjithatë që nëse ai erdhi në pushtet nën akuzën dhe dyshimin se u ndihmua nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, po hyn sërish në to nën kontekstin se është një fuqi e huaj, kësaj radhe Kina që e dëmtoi Amerikën dhe suksesin e tij. 

Edhe pse akuza ndaj Kinës mundet fare mirë të jetë e vërtetë, ajo sërish humbet interesin mirëfilli shkencor dhe publik si pjesë e problemit në përpjekjen kundër virusit, për të fituar statusin e një argumenti ngushtësisht politik. Dhe këtu bota pritet të ndahet edhe më tej dhe nuk është çudi që të shohim refuzime të ndihmës kineze në vende të ndryshme duke i shtuar frikës edhe absurdin e kësaj situate. Mjafton të kujtojmë se këto lloj sinjalesh vijnë pasi bota ra rehat me idenë se virusi nuk është krijuar në laborator, e cila u testua në javët e para të pandemisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.