Janë 17 respiratorë në Tiranë. Ministrja Manastirliu thotë se priten edhe 104 brenda prillit

Postuar në 30 Mars, 2020 22:28

Në Tiranë janë në funksionim 17 respiratorë në spitalin infektiv nga të cilët 4 janë në funksionim me pacientë të prekur mga Co Vid-19. Shifrën e ka përmendur sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive. 

Spitali Infektiv ka aktualisht 17 respiratorë, nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar, nga 7 pacientë që ndodhen në terapi intensive. Spitali “Shefqet Ndroqi” ka kapacitetet e tij dhe ne jemi në pritje të 54 respiratorëve të kontraktuar tashmë, një pjesë e të cilëve mbërrijnë javën e parë të prillit, ndërsa pjesa tjetër më pas. Brenda muajit prill jemi duke punuar që të kemi edhe 50 respiratorë të tjerë

deklaroi Manastirliu.

Ajo ka shtuar se qeveria është në pritje të 10 mijë tamponëve për testim më kuadër të një marrëveshjeje me Organizatën Botërore te Shëndetësisë. Manatirliu ka pranuar se aktualisht për analizat e tamponeve ka një laborator, por shpresohet që së shpejti të ngrihen edhe dy të tjerë. 

Logjika e testimit nuk është thjeshtë të identifikohesh nëse ke prezencë të virusit apo jo, por ti të identifikosh e hulumtosh rrethin e afërt, kush mund të jetë prekur dhe të izolosh. Vetëm kështu ky virus  mund të kufizohet

tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.