Luftë kundër CoVid -19, por edhe luftë kundër Kinës

Postuar në 29 Mars, 2020 16:45

Kina po dërgon pajisje të dëmtuara në Europë në luftën kundër pandemisë. Po kështu ndihmat ruse në Itali nuk vlejnë realisht për asgjë

Këto lajme dëgjon përditë nga agjenci të ndryshme mediatike në Perëndim, teksa absurdi ka kaluar Atlantikun me formulën e njohur “virusi kinez”.

Nuk ka asnjë diskutim se Kina po tenton të kapitalizojë një problem që i lindi në shtëpi në fitore duke shpërndarë përvojën e vet me Co Vid-19 si dhe duke tentuar të ristabilizojë tregëtinë. Presidenti Xi Jinping kërkoi pikërisht këtë gjë në takimin e fundit të G20, ndërkohë që edhe OBSH-ja apelon për bashkëpunim.

Nga ana tjetër kemi Italinë që në mënyrë të vazhdueshme po denoncon mungesën e solidaritetit nga Europa në një kohë që do të duhet të shfrytëzohej për të rifuqizuar rolin e Bashkimit Europian në një vend ku prirjet kundër euros dhe BE-së janë të forta edhe për shkak të politikës me emigrantët. Kjo nuk ndodhi. Secili vend po lufton vetë duke u kënaqur vetëm me paketën e ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane.

Tentativën për ta “ideologjizuar” përballjen e provoi edhe kryeministri i Shqipërisë që skualifikoi idenë e ndihmës nga Kina. Sipas tij Shqipëria ka portën euroatlantike. Por dy ditë më pas ai pranoi se në eventualitetin e Fundit të Botës, Shqipëria do të ndihmohej nga Turqia. Pak më pas u pranua se ka bashkëpunim me mjekët kinezë, ndërkohë që z. Rama përsërit tashmë se “jemi vetëm”.

BE-ja e korigjoi këtë imazh me 50 milionë euro për vendin tonë dhe 70 milionë për Kosovën, ndërkohë që SHBA ka akorduar 340 milionë euro për vendet që luftojnë pandeminë, por që nuk saktësohet sesa përfiton aty vendi ynë.

Është e dukshme pra se beteja me pandeminë që ka mbërthyer në këtë moment kryesisht Perëndimin po shdnërrohet në një përballje ideologjike, tregëtare me Kinën e më pak me Rusinë, sipas parimit të politikës së frenimit që konsiston në deklarime të tilla mjerane si ajo për maskat skarco të Kinës.

Që mund të jenë të tilla, por që nuk ka kuptim të cilësohen për arsye se Europa është e përmbytur nga mallrat kineze që kanë zënë vend mirë në zinxhirin furnizues të Perëndimit. Si vallë mund të besohet se Kina që është në pararojë të teknologjisë sot, të mos jetë në gjendje të prodhojë maska me standard? Dhe ku qëndron interesi i sabotimit në këtë përballje? Të gjitha projektet e Kinës synojnë tregun europian, ndaj ngjan pak absurde kjo politikë antikineze në këtë formë. Nga ana tjetër vetë komuniteti shkencor është i ndarë në qasjen ndaj kësaj që po ndodh

Pandemia zbuloi dobësitë e Europës, që nuk janë financiare dhe ekonomike, por politike dhe morale. Kush beson më në projektin europian?

Kjo luftë yçklash që po lexojmë ne shqiptarëve na kujton atë akuzën e vjetër të Enver Hoxhës për britanikët, ndihmën e të cilëve e tallte dhe relativizonte kur shkruante se dërgonin dy çizme të majta, apo kur politika zyrtare akuzonte Kinën se po sabotonte ekonominë tonë. Është e pabesueshme konstantja e demagogjisë dhe gënjeshtrës në politikë, pavarësisht kostumit që vesh për t’u dukur në skenë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pavaresisht nga te gjitha keto, po bertasim edhe "Lundrimi ne det te hapur varet nga timonieri", Kina nuk mund te shmange pergjegjesine e madhe qe ka qe e mbajti te fshehte per me shume se dy muaj fillimin e epidemise ne Wuhan. E pranoi vetem kur era e pordhes kaloi kufijte e Kines. Pak a shume njelloj si Qeveria Sovjetike kur shpertheu Cernobili. E pranuan vetem kur dolen rezultatet e matjeve te laboratoreve suedeze.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo per te mbrojtur Kinen, se s'pyet Kina per akuza dhe mbrojtje, por per te qene me prane te vertetes, mjeket kineze i rane ne 'te aty nga fundi i dhjetorit. Qysh ne ditet e para te janarit, me rastet e para te identifikuara me virus koronal, u njoftua Org. Nderk. e Shendetsise dhe edhe si lajm u dha, nga e muarem edhe ne europianet. Por u dha vetem njehere si lajm dhe u mbajt lajm i terhequr, i zbutur, paksa i kamuflluar per nja dy jave. Pastaj nga fundi i janarit e ketej lajmi i virusit te ri nuk iu nda angjesive te lajmeve ne Kine, por serish u mbajt paksa i rezervuar numri i te prekurve dhe te vdekurve. Ne fillim te shkurtit lajmet dualen edhe kendej, keshtu Kina iu pershtat realitetit me lajmet e saja qysh nga rreth 10-11 shkurti. Ne mes te shkurtit lajmet perendimore nisen te merren me sistemin e keq te lajmeve ne Kine, duke harruar se covid 19 kish nisur tashme mbare ne Europe, ku u perseriten po te njejtat gabime si ne Kine, ne mos me keq. Shqiperia nisi masat vetem pas 25 shkurtit, teorikisht, ndersa praktikisht nisi edhe nja nje jave me vone, duke ndaluar avionet nga Italia, duke kufizuar levizjet, etj.. Por historia e ketij virusi nuk ka nisur ende! E ardhmja do na zbuloje me shume.
Maskat kineze, ilacet kineze, dorezat kineze, veshjet kineze, etj. mjete medicinale kane vite qe furnizojne Europen dhe Ameriken. Deri tani te gjithe kane qene pa ankesa. Si linden tani ankesat menjehere per keto prodhime kineze?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.