Marrëveshje ndërkombëtare për burimet dhe teknologjinë kundër Co Vid -19, ose do të jetë kaos

Postuar në 28 Mars, 2020 20:35

Përvoja italiane tashmë po shndërrohet në ligjësi e kësaj pandemie.  Në fillim si me të lehtë, pastaj përmbysje e spitaleev, infektim personeli mjekësor, mungesë ventilatorësh dhe prag kolapsi. Sot presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se po konsideron që New York , New Jersey dhe Conecticut të vihen në karantinë.

Nga një spital kryesor në Detroit ka rrjedhur një dokument për politikat e trajtimit të të sëmurëve me koronavirus ku parashikohet që në skenarin më të keq ata që nuk kanë shpresë të mos trajtohen më. Biznesi i madh amerikan dhe ai europian është lëshuar në sulm për prodhim pajisjesh, kompanitë farmaceutike po kërkojnë vaksinën, qendrat e specializuara dhe klinikat po testojnë lloj lloj medikamentesh duke eksperimentuar mbi trupat e pacientëve. Një herë një ilaç për Ebolan, një antiviral japonez, një ilaç i vjetër kundër malarjes, një vaksinë kundër TBC-së, të gjitha që mbarojnë me farma-mbaresat in- apo an, që këtu përmirësojnë e atj jo.

Përballë të gjithëve ne shfaqet një botë katrahurë, ku progresi dhe zhvillimi, fuqia dhe qëndrueshmëria e një modeli u katandis brenda pak ditëve në një karikaturë për të qarë e në të cilën ka nisur të veprojë ligji i xhunglës. Suerie Moon, drejtuese e Forumit të Gjenevës për Qeverisje Globale për Shëndetin thotë në një intervistë se duhet sa më shpejt një marrëveshje ndërkombëtare për të shpërndarë informacionin, teknologjinë dhe burimet për pandeminë.

Përndryshe do të jetë kaos

shton ajo.

Elitën e mbarë botës ngjan ta ketë kapur frika e sëmundjes, por edhe e kolapsit, pasi ajo nuk po di të përgjigjet për një krizë që nuk diskrimonon. Asnjë strukturë nuk ka qenë në gjendje të bëjë diferencën, po të heqim karantinën hermetike kineze. Në këtë kuadër sistemi shëndetësor kombëtar nuk jep dot përgjigjen e duhur. Ndaj do të jetë zhdërvjelltësia dhe fleksibiliteti i çdo qeverie që do të sigurojë ringritjen mbi një krizë që nuk ka precedent.

Moon thotë se pandemia dikton një optikë dhe veprim ndërkombëtar, ndaj çdo ndërveprim rajonal për një vend si yni do të ishte shumë i mirë. Pak ditë më parë doli lajmi se Zvicra do të pranojë pacientë nga Franca, apo Gjermania disa pacientë nga Italia.

Kurba e epidemisë ka një lloj sfazimi nga vendi në vend dhe ajo jep mundësi që disa vende të ndihmojnë të tjera. Ajo që po shihet është një përgatitje e ethshme për skenarin më të keq, çka na njofton se ekspertët pranë qeverive po sugjerojnë se në pak muaj do të ketë një valë të re goditjeje. Ndonëse nuk dihet nga do të marrë dhe se çfarë do të thotë kjo gjë në planin strikt shëndetësor, është e qartë se një botë që vepron nën presionin e një gjendjeje lufte do të prodhojë pasoja në treg dhe ekonomi.

Ndoshta ka ardhur koha që secili të përveshë mëngët e të punojë në vendin e vet, që është gjë e mirë. I vetmi problem që kemi ne të veçantë këtu, është se edhe po të duash të punosh nuk e dimë ku e kemi vendin tonë. Me letra po flasim, sepse përveç pandemisë ne kemi edhe pandeminë e titujve të pronësisë. Ndaj të shpresojmë se virusi do të jetë bujar, pasi karantina qameti do e kthehë ekonominë në elegancën tuberkulare të viteve ’80-’90.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.