Conte: Italia ka kapacitetet t'ia dalë e vetme, por ky do të ishte një gabim tragjik i Europës

Postuar në 28 Mars, 2020 13:57

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar në një intervistë për “Il Sole 24 ore” se Italia mund ta përballojë e vetme krizën e tanishme të epidemisë, por sipas tij ky do të ishte një gabim fatal për Europën.

Italia, si edhe vendet e tjera europiane, mund ta përballojë e vetme këtë emergjencë: kemi burimet njerëzore, ekonomike dhe morale për ta bërë. Por do të ishte një gabim i rëndë për Europën nëse përballë një sfide të përbashkët të kësaj shkalle, nuk do t’ia dilte të vinte në përdorim mjete të reja në funksion të një përgjigjeje të fortë e solidare për të cilën të gjithë qytetarët europianë kanë të drejtën të presin nga një shtëpi e përbashkët që është ndërtuar për t’i mbrojtur më mirë, në shenjë të unitetit dhe solidaritetit. Do të dilte e humbur e gjihë Europa  dhe e dobësuar e gjithë ekonomia kontinentale

ka thënë ai.

Conte ka deklaruar prerë se asnjë lloj ndihme nga jashtë Europës nuk mund të vërë në diskutim pozicionin gjeopolitik të Italisë.

Vlerësojmë shumë çdo ndihmë që po marrim në këtë moment nevoje. Është një mbështetje morale dhe materiale që po na vjen nga e gjithë bota. Por kjo nuk e ndryshon pozicionin tonë tradicional euroatlantik. Ne mezi po presim që të dalim nga kjo situatë për të mundur që të ndihmojë ne kaq shumë vende që kanë dëshmuar solidaritet

shprehet Conte.

Kryeministri italian ka pranuar se ka patur një debat të fortë me kancdelaren gjermane Merkel në Këshillin e Europës. Conte ka propozuar një plan të quajtur Plani Europian i Ringritjes dhe Riinvestimit që sipas tij do të mbështesë dhe rivërë në lëvizje ekonominë europiane.

Jemi në një kalim kritik të historisë së Europës

shprehet ai duke lënë të kuptohet se kjo tashmë nuk është më sfidë vetëm e Italisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.