Mbrojtja Civile e Italisë ndërpret konferencat live. Drejtori Borelli dyshohet si i prekur nga Co Vid 19

Postuar në 25 Mars, 2020 15:30

Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar ndërprerjen e konferencës për shtyp që zhvillon çdo ditë në pra 18:00 pasi drejtori i saj, Angelo Borrelli duket se është prekur nga Co Vid 19. Ai njoftoi dje shenja temperature dhe i është nënshtruar testimit sërish, ndonëse e ka bërë tamponin ditë më parë dhe rezultoi negativ.

Për këtë arsye, pra karakterit shumë ngjitës të virusit, Mbrojtja Civile ka bërë me dije se azhornimi i të dhënave për Italinë do të bëhet çdo ditë në ora 18:00 përmes një njoftimi.

Italia është vendi më i goditur deri më tani dhe mendohet se piku i pandemisë do të arrijë në mesin e muajit prill, çka do të thotë në dy javët e ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.