Ironike, SHBA nis fushatë diplomatike për blerje të pajisjeve mjekësore në përballimin e pandemisë

Postuar në 24 Mars, 2020 13:31

Departamenti Amerikan i Shtetit po udhëzon diplomatët e tij që të nxisin qeveritë dhe bizneset në Evropën Lindore dhe Euroazi për të rritur eksportet dhe prodhimin e pajisjeve mjekësore për shpëtimin e jetës dhe mjeteve mbrojtëse për Shtetet e Bashkuara, pjesë e një fushate diplomatike të dëshpëruar për të plotësuar mangësi të mëdha në sistemi mjekësor amerikan, ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi është në rritje.

Kështu raporton revista e njohur “Foreign Policy” sipas të cilës:

kërkesa mund të hedhë poshtë pretendimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka insistuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara mund t’i plotësojnë vetë kërkesat për teste dhe pajisje mjekësore, duke mos pranuar të zbatojnë plotësisht Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes për të mandatuar që kompanitë amerikane të prodhojnë këto produkte

Revista e shikon këtë çështje si një element të përballjes me Kinën, një fuqi që ka fituar terren me kontrollin e epidemisë së fundit duke u shfaqur si një vend që ka kapacitete për luftë komplekse.

Sipas revistës në lëvizje për këtë fushatë është vënë një diplomat i rangut të tretë, David Hale, që u ka kërkuar të gjitha zyrave të raportojnë se cilat vende të huaja do të ishin në gjendje të shesin "furnizime dhe pajisje kritike mjekësore" në Shtetet e Bashkuara, sipas një emaili të brendshëm të Departamentit të Shtetit dërguar zyrtarëve në ambasada në të gjithë Evropën dhe Euroazinë në 22 mars.

Në varësi të nevojave kritike, Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë të blejnë shumë prej këtyre artikujve në qindra miliona me blerje të pajisjeve të nivelit më të lartë të tilla si ventilatorët në qindra mijëra

thuhet në email.

Email thekson se kërkesa vlen për vendet pritëse "minus Moskën", që tregon se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i bëjnë thirrje Rusisë për mbështetje.

Comments

Submitted by Spridonis (not verified) on

E paska paguar edhe Kina tashti. Papapapa ca behet ketu?! Tjetri thote e paguan Greqia, tjerti Turqia, une them Kina.
Diktati i te menduarit kolektivisht eshte virus ne populin shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.