Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj del pozitiv me Covid-19

Postuar në 24 Mars, 2020 13:11

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha të martën se një prej 19 rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri, është dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ministrja u shpreh se Brataj është vetizoluar në shtëpi, ndërsa gjëndja shëndetësore është e stabilizuar.

Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij, shkruan ministrja.

Manastirliu uron që Dr.Brataj ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht ekipit mjekësor që po lufton çdo ditë me këtë armik. Instituti i Shëndetit Publik deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 nga 74 testime, duke e çuar në 123 në total numrin e të prekurve.

Deri në këto momente në total janë bërë 930 teste për koronavirus në laboratorin e ISHP-së.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.