Kemi të drejtë - fare merak- ta dimë: Kush e ka bërë tamponin prej anëtarëve të qeverisë dhe Parlamentit?

Postuar në 22 Mars, 2020 22:31

Kancelarja gjermane deklaroi sot publikisht se ajo është vetëkarantinuar pasi mjeku  i saj rezultoi me CoVid 19. Deklarata ishte publike, gjermanët mësuan prej saj se ajo është eventualisht e sëmurë. 

Ky njoftim është tashmë standard i të gjithë drejtuesve politikë në Perëndim. Edhe zv. Presidenti amerikan, Mike Pence iu nënshtrua testit, presidenti Trump po ashtu. 

Po në Shqipëri, një vend ku politika, ministrat, kryeministri gjezdisin ku të munden, nuk kanë se çfarë të thonë, se çfarë të njoftojnë? 
Le të kujtojmë se kemi në krye qeveritarë që hanë dreka e darka ku të muden dhe me kategori nga më të ndryshmet. Ku bota e spektaklit dhe politikës ndërthuren në shoqëri të përbashkët familjare e njerëzore. 

Pse trajtohet shëndeti i këtyre njerëzve si sekret shtetëror, teksa qytetarëve u është vënë arma dhe u kujtohet orë e çast karantina? 
Herët apo vonë emrat do dalin vetëm se edhe njëherë, edhe në prag të kërcënimit për shëndetin, kemi mundësinë të shohim se kjo klasë drejtuese as që mendon për gjë tjetër veçse për vete. Edhe pse kësaj radhe kuptoi se nuk ka ku të shkojë veçse në shtëpi të vet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.