A po e humbet Europa Ballkanin?

Postuar në 20 Mars, 2020 15:27

Pandemia e koronavirusit mund të provokojë përmbysje gjeopolitike dhe goditje për Europën. Pak ditë më parë bëri bujë në media një video e Presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiç sipas të cilit solidariteti europian është diçkia që ekziston vetëm në letër. Vuçic u shfaq i tensionuar dhe gati zemërthyer me faktin se vendet europiane kishin refuzuar që të shisnin pajisje mjekësore të dobishme për të sëmurët me CoVid19 në Serbi, në funksion të ruajtjes së stokut për periudhën më të keqe.

Vuçiç deklaroi se ai do të kthehet nga Kina për ndihmë duke lënë të kuptohet se për të shpëtuar serbët do të bëjë konçesione të mëdha.

Gazeta gjermane “Die Zeit” dhe agjencia “Deutsche Welle” i kanë kushtuar vëmendje një lëvizjeje të tillë që së pari minon të gjithë investimin gjerman në rajon. Europës i kanë mbetur vetëm fjalët dhe ajo që ndodhi me Italinë e sinjalizoi. Refuzimi për lejuar akses të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e pajisjeve mjekësore është një veto në të drejtën e jetës për vende me zhvillim më të ulët dhe ky cinizëm nuk ka për t’u harruar.

Mediat gjermane kanë paralajmëruar kështu nevojën për veprim në një rajon për të cilin nesër Europës do t’i duhet shumë punë për të riinvestuar. Por çfarë do të ndodhë është e paqartë, ndërkohë që nevojitet veprim i shpejtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar dje se i ka kërkuar ndihmë Kinës, duke shtuar se “sot Kinës i kërkon ndihmjë gjithë bota”.
Pak ditë më parë z. Rama u shfaq në Top-Channel kur tha se ai nuki do dhe nuk mund të bëjë manovrat e Vuçiç, pasi për Shqipërinë prota e vetme është Europa dhe ShBA.

Paralel me këtë z. Rama po thotë përditë se shqiptarët për momentin janë vetëm në këtë luftë, kurse dje pranoi se plani i fundit për Shqipërinë ndodhet në tavolinën e presidentit turk, Erdogan.
Siç mund të shihet konsideratat politike po ndryshojnë me shpejtësi dhe qasjet e ngurta, të preferuara janë shndërruar në retorikë pa kuptim.

Një tjetër lajm që i mbivendoset lajmeve që vijnë nga fronti CoVid19 kundër Botës është ai i ardhur nga Izraeli. Mediat aty bëjnë me dije se shërbimi sekret Mossad ka sjellë në vend 100 mijë kite testimi për virusin, çka ka hapur spekullimin se ato janë vjedhur në Perëndim, ose janë dhuruar apo shitur ndërkohë që mbarë bota po lufton për të gjetur pajisje.

Është një luftë që po dominohet nga nevoja për mbijetesë dhe këtë shqisë nuk mund ta humbasë asksush në këtë kohë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Evropa ne keto momente nuk e di ku eshte per vete dhe jo me te mendoj gjeografikisht.
Secili shtet ne Evrope eshte Duke u mbeshtetur tek fuqite e veta, po ashtu, Amerika nuk eshte duke i ndihmuar aspak. Pra, BE eshte lene ne balte..
Sot, zedhenesi i qeverise Kineze deklaroi se: "Kina do te dal triumfuese mbas krizez ekonomike mga virusi Korones dhe do t'i japi nje shembull Evropes.
Shqiptaret nuk kane mesuar aspak nga vetizolimi komunist, as nga shikimi "vetem nga nje ane".
Shoku Tito e zhvilloi Jugosllavine sepse e pat ne rregull me Perendim, Lindje dhe Afrike. Kurse shqiptaret e uritur e zevendesuan Partine me Perendimin. Dje thonin " keshtu na meson Partia...." sot " keshtu na udhezon Brukseli...." Kurse Kim, zevendeson shokun Enver.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.