Zyrtare: Në Itali vetëm 2 të vdekur nga CoVid 19 pa patologji të tjera. Mosha mesatare 80.3 vjeç

Postuar në 14 Mars, 2020 17:45

Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj coronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekje e nga virusi. 

Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrativën zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta vdekjeje. Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali informon se vdekjet për shkak të CoVid 19 në Itali janë vetëm DY. Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera, të cila e CoVid 19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes, 

Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj. Gratë janë vetëm 25.8%. Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë patur patologji të tjera

tha në një konferencë për shtyp, kreu i Institutit, Silvio Brusaferro

Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur dhe se modeli i karantinës është në thelb i gabuar dhe tërësisht i dëmshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.