Irani: CoVid 19, sulm biologjik. Dyshime nga deklaratat e Qendrës së Sëmundjeve në SHBA

Postuar në 13 Mars, 2020 16:43

Pas Kinës edhe Irani deklaron se pandemia e tanishme e CoVid 19 është në të vërtetë një sulm biologjik pas të cilit qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një fjalimi para forcave të armatosura të Iranit, Ayatollah Khamenei e ka cilësuar pandeminë e tanishme që e ka goditur shumë rëndë vendin e tij si një sulm të organizuar.  Duke folur për masat e marra dhe angazhimin e ushtrisë në mbrojtjen e popullatës, Khamenei ndër të tjera tha:

Këto masa mund gjithashtu të konsiderohen si një ushtrim i mbrojtjes biologjike dhe t’i shtohet sovranitetit tonë dhe fuqisë sonë nisur nga të dhënat që sugjerojnë se ka shumë gjasa që ky është një sulm biologjik

Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian shkruante në tuiter se të dhënat sugjerojnë se SHBA ka sjellë CoVid 19 në Wuhan, ku edhe plasi epidemia. I njëjti zyrtar kinez shpërndante një video të një seance dëgjimore në Kongres ku paraqitet kreu i Qendrës së SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, i cili pranon se në SHBA është e mundur që një pjesë e personave që janë deklaruar të vdekur si pasojë e gripit, mundet të kenë humbur jetën nga CoVid 19. Kjo deklaratë vjen në kushtet kur në SHBA ka patur 34 milionë të infektuar nga gripi dhe janë deklaruar zyrtarisht të vdekur 20 000 njerëz dhe krijon mjergull të madhe mbi atë që po ndodh.

Aktualisht vetë SHBA është prekur nga pandemia dhe ka mbyllur kufijtë e vet ajrorë me Europën, por dyshimet e hedhura në disa drejtime janë se virusi ka dalë nga Fort Derrick, por asnjë provë nuk jepet për këtë akuzë. Gradualisht  po adoptohet një narrativë politike për këtë që po ndodh që duket se helmon marrëdhëniet edhe kështu të tendosura mes SHBA dhe Iranit apo Kinës. Një akuzë e ngjashme e cila madje u pranua nga një pjesë e madhe e opinionit ka qenë edhe ajo se virusi HIV AIDS u krijua në laboratorët ushtarakë të SHBA, çka më vonë është skualifikuar si falsifikim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.