Zyrtarisht jemi në pandemi globale

Postuar në 11 Mars, 2020 17:56

OBSH vlerëson se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme dhe ndjenja se lufta ka mbaruar. Por - vazhdoi ai - duke përshkruar situatën si një pandemi, nuk ndryshon atë që bën OBSH -ja dhe çfarë vendet duhet të bëjnë".

Ghebreyesus theksoi se kjo  është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus".

Në muajt e ardhshëm, shtoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, "ne presim që të shohim që numri i rasteve, vdekjeve dhe numri i vendeve të prekura të rritet edhe më shumë".

"Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe duhet të veprojmë me qetësi për të bërë gjënë e duhur", përfundoi ai.

Ai vlerësoi Italinë, Korenë e Jugut dhe Iranin për masat e marra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.