Dorëzohet Thaçi/Pro Amerikës çdo vendim, ose shteti ynë nuk ka të ardhme

Postuar në 10 Mars, 2020 17:08

Hashim Thaçi ka kërkuar sot që e gjithë klasa politike kosovare të marrë vendime që janë në përputhje me kërkesat e SHBA. Me një shënim të shkurtër në Facebook, Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës ka nënvizuar se ky kurs vë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e shtetit.

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës

shkruan Thaçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.