Pamje shqetësuese nga Irani dhe një luftë propagandistike pa kufij

Postuar në 09 Mars, 2020 16:11

Irani është ndër vendet që është goditur më keq nga coronavirusi. Zyrtarisht Republika Islamike ka raportuar 8000 të infektuar dhe 237 të vdekur, mes të cilëve edhe përfaqësues politikë.

Por media të ndryshme thonë se autoritetet po mbulojnë të vërtetën dhe se numri është shumë herë më I lartë. Opozita iraniane që është strhuar në Shqipëri raporton për më shumë se 2300 të vdekur që është një shifër shumë afër me atë të Kinës, por diçka e tillë mbetet e pakonfirmuar.

Në media po dalin pamje video shumë shqetësuese që krijojnë panik, përveçse synojnë mesa duket të presojnë Teheranin zyrtar të hapet me botën në këtë moment. Vërtetësia e tyre mbetet e dyshimtë, edhe pse ato ngjajnë me pamjet e publikuara në Ëuhan të Kinës.

Është e qartë se epidemia po instrumentalizohet për qëllime politike duke vënë në krizë kështu besimin tek ekspertët. Kjo është faza e parë e përballjes me virusin që është faza e frikës dhe panikut. Do të duhet pak kohë që njerëzit të mësohen me të dhe të ndryshojnë qasje, deri sa të vihet në qarkullim një trajtim mjekësor nëse jo një vaksinë.

Por një gjë është e sigurtë: Epidemia vuri në lëvizje stakimin e botës si masa parandaluese. Dhe kjo patjetër që do të ketë pasojat e vet afatgjata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.