Ndërron jetë aktori i njohur Max von Sydow

Postuar në 09 Mars, 2020 14:23

Ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare aktori i njohur suedez, Max von Sydow. Ai ishte i njohur për bashkëpunimet e shumta me regjizorin e njohur Ingmar Bergman përpara se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht. “Vula e Shtatë” në vitin 1957 ku ai luan shah me vdekjen konsiderohet roli më ikonik i tij. Po kështu von Sydoë është shfaqur edhe në “Ekzorcisti”, “Game of Thrones”, “Star Wars” por edhe në Minority Report të Spielberg apo edhe “Shutter Island”. 

Von Sydow bën pjesë në një brez aktorës që spikasin për paraqitjen fizike të gërshetuar me forcën karakteriale që paraqesin. Një fytyrë intriguese, i aftë të kalojë në regjistrin e një roli aristokratik apo edhe intriganti kriminal, von Sydoë ka ditur të mbetet në memorie si një imazh I veçantë i kinemasë. Edhe në “Game of Thrones” ai tregoi se sintonizohej mirë me këtë imazh dhe dinte të tërhiqte një audiencë ndryshe nga kinemaja e kohës së tij. Patjetër që me von Sydow ikën një aktor nga ata që hynin në skenë dhe në kujtesë për aktrimin dhe jo për pamjen fizike vetëm.

Më poshtë finalja e filmit "Minority Report": 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.