Sgarbi në kundërfushatë ndaj coronavirusit: Po tallin bythën me mbarë botën!

Postuar në 06 Mars, 2020 15:08

Coronavirusi nuk ekziston. Në Itali, një vend që ka urdhëruar edhe mbylljen e shkollave e që po përjeton me panic epideminë, Vittorio Sgarbi, kritik i njohur arti dhe pjesëtar i Parlamentit ka nisur një fushatë personale që e konsideron të gjithë këtë që po ndodh si një histeri kolektive në mos një mashtrim të madh.

Sipas tij vendi po dëmtohet dhe përditë del në video të ndryshme për të thënë dhe provuar se virus nuk ka. Se edhe nëse është, ai është grip dhe nëse njerëzit vdesin kjo ndodh sepse kështu e ka jeta. Frika po i bën atentat edhe qetësisë së njerëzve të shëndetshëm. Këto thotë Sgarbi që e ka kthyer në kauzë luftën kundër saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.