Betimi i gjyqtarëve, tërhiqet shumica. Krijohet Autoriteti për Protokollin, drejtohet nga Opozita

Postuar në 05 Mars, 2020 17:11

Presioni i presidentit Ilir Meta më 2 mars ka dhënë efektin e vet. Burime të besueshme nga kabineti i Kryeministrit, Edi Rama, bëjnë të ditur për “Të Kripura” se ligji për betimin e gjyqtarëve do të amendohet. Kështu vërtet që betimi nuk do të jetë ekskluzivitet i Presidentit, por ai nuk mund të kryhet as para noterit dhe të dërgohet me postë siç parashikohej deri më tani.

Burimet shtojnë se mazhoranca po shikon mundësinë e krijimit të një Autoriteti për Protokollin e Shtetit, në varësinë e të ciit do të jetë Drejtoria e tanishme e Protokollit, por edhe një Drejtori për Betimin e funksionarëve të lartë që janë subjekt i Kushtetutës.

Sipas burimeve në krye të Drejtorisë në fjalë po mendohet të caktohet një njeri nga opozita dhe ndër emrat e lakuar janë Xhelal Mziu, Genc Ruli apo Jozefina Topalli. Ende nuk është vendosur gjë, por drafti parashikon që letrën e betimit do ia dorëzojë Presidencës kjo drejtori, duke përmbyllur kështu një hap procedurial njoftues për Presidentin dhe duke shmangur ceremonialin e tanishëm që po bllokohet nga Presidenti.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.