Rusia refuzon kërkesën turke: Jemi të vetmit në Siri që kemi mandat të ligjshëm

Postuar në 02 Mars, 2020 16:07

Kremlini ka refuzuar sot zyrtarisht kërkesën e Ankarasë për tërheqjen nga operacionet siriane në Idlib. Pak ditë më parë, presidenti turk, Erdogan deklaroi se ka kërkuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin që të tërhiqet nga Idlib dhe të lejojë trupa turke të mbarojnë punë më regjimin e Assad. Në një përgjigje lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha ndër të tjera se:

Rusia është i vetmi vend që ka trupa në Siri mbi një bazë të ligjshme dhe me kërkesë të qeverisë së ligjshme sirian. Të gjitha forcat ushtarake të vendeve të tjera janë në Siri në shkelje të normave dhe parimeve të ligjit ndërkombëtar

Ai ka mbrojtur veprimet e trupave siriane teksa ka shtuar se ndërhyrja e tyre në Idlib në ditët e fundit synonin goditjen e terroristëve. 

Turqia ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e Soçit. Sipas këtyre marrëveshjeve një vit më parë, palës turke iu kërkua të siguronte regjim i ndalimit të aktivitetit të terroristëve…por terroristët nisën ofensivën kundër forcave siriane

ka vijuar Peskov.

Ai ka pranuar se takimi i 5 marsit mes Erdoganit dhe Putinit do të jetë i vështirë, por aty do të tentohet që të zbatohet marrëveshja e Soçit. Refleks i krizës ushtarake ku është gjendur së fundmi Turqia, është hapja e kufijve turë për emigrantët duke kërcënuar kështu që një situatë e prodhuar mes Turqisë dhe Rusisë të shndërrohet në krizë ndërkombëtare humanitare. Ankaraja zyrtare ka kërkuar që në Idlib të angazhohet edhe NATO, por për këtë kërkesë nuk ka asnjë bazë legale, sa kohë Turqia është përfshirë vullnetarisht në Siri dhe nuk është nën sulm ushtarak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.