Ne jemi Media më e madhe në Shqipëri

Postuar në 29 Shkurt, 2020 13:58

Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë Media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kongresi që të përdorë çdo anëtar të Partisë Socialiste për të propaganduar arritjet e qeverisjes, për të mos lejuar dekurajimin që sjell raportimi i medias tradicionale. Në një stil autokritik, z. Rama ka deklaruar se PS-në sot e kërcënon boshllëku opozitar dhe inercia që ka kapur partinë.

Mandat të tretë për t’u bërë shëmbëlltyra e konsumit dhe rraskapitjes shkoni e kërkojeni pa mua, por do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar

tha Rama.

Ai ka kërkuar trefishim të punëve dhe energjisë nga socialistët duke vënë theksin te Organizata Socialiste.

Comments

Submitted by www.youngtribun... (not verified) on

Kryeminister populli don te ushqehet e te kete nje jete te pakten te sigurte ne vendin e tij. Minimumi qe mund te beni eshte te ushqeni popullin tend

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.