Mashtrimi me arrestimin, Henri Çili rezultoi me koronavirus. Po mbahet në karantinë

Postuar në 29 Shkurt, 2020 21:03

Arrestimi i botuesit dhe sipërmarrësit Henri Çili rezulton të jetë një mashtrim i ngritur në nivel shtetëror. Akuzat janë të stisura dhe sipas burimeve të sigurta për “Të Kripura”, Çili është ndalur pasi ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit. 

Sipas këtyre burimeve ai është paraqitur në spitalin infektiv për disa shqetësime pas vizitës në një spital privat në Tiranë. Testi pozitiv e bën z. Çili pacientin zero në Shqipëri dhe deformimi i çështjes ndaj tij u bë për të mos publikuar të vërtetën se koronavirusi është tashmë në Shqipëri. 

Zoti Çili po mbahet aktualisht në mjediset e Konvaleshencës në Durrës për të përfunduar ciklin 14 ditor të karantinës. Gjithçka tjetër është një farsë, sikundër mbrojtja që po i bëhet nga gazetarë të ndryshëm të cilët janë trembur, sepse u është kërkuar detyrim paraqitje për të bërë analizat, por një gjë e tillë nuk është specifikuar nga autoritetet duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë veprim me natyrë penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.